Abrashi: Fitorja e Lëvizjes në Prizren do të festohet edhe në Krajk të Hasit

0
118

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, gjatë një takimi elektoral ka thënë se fitorja e kësaj force politike në zgjedhjet e 12 tetorit do të festohet në Krajk të Hasit, shkruan 04 Online.

Abrashi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin që po i japin gjatë fushatës, duke theksuar se energjia dhe përkushtimi i tyre janë forca që e shtyn drejt fitores.

“Fitorja e Lëvizjes në Prizren do të festohet në Krajk të Hasit, me njerëzit e përkushtuar që na japin forcë çdo ditë.”, ka deklaruar Abrashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here