Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, tha se së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidatët e tjerë, kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore, shkruan 04 Online.
Si rrjedhojë, Abrashi ka thënë se fitorja e 12 tetorit nis nga Prizreni.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Mbrëmë e nisëm rrugëtimin tonë drejt fitorës së 12 tetorit, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga të gjitha komunat.
Me qytetarë, aktivistë e mbështetës të shumtë, e hapëm fushatën për të gjitha komunat.
Ky është momenti ynë, të bashkohemi, të mobilizohemi dhe ta bëjmë realitet ndryshimin që e presim edhe në Prizren.
Me vendosmëri dhe me përkushtim, fitorja e madhe e tetorit do të nisë nga Prizreni.
#105 #Vetevendosje#ArtanAbrashi#Prizreni365