Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, tha se në tubimin mobilizues në Hoçë u ndje qartë energjia dhe përkushtimi i banorëve, shkruan 04 Online.
Sipas Abrashit, ky entuziazëm është inkurajim i madh dhe dëshmi se qytetarët kërkojnë ndryshim në Prizren.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Hoça njihet për punëtorë të devotshëm, njerëz me vullnet e energji të madhe, dhe kjo u ndje qartë në këtë tubim mobilizues para fillimit të fushatës për zgjedhjet e tetorit.
Entuziazmi dhe përkushtimi i tyre janë inkurajim i madh për ne, sepse po tregojnë se ndryshimi në Prizren është i domosdoshëm.
#ArtanAbrashi#Vetëvendosje#prizreni365