Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, së bashku me kryetarin e AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, kanë mirëpritur në ekip ish-deputetin turk të Kuvendit të Kosovës, Turhan Pişmiş, shkruan 04 Online.
Abrashi tha se Pişmiş, pjesëmarrës në Konferencën e Rambujesë dhe mik i dëshmuar i Kosovës, i bashkohet nismës “Bashkë për Prizrenin”, si dëshmi se qyteti fiton kur forcat bashkohen për të mirën e përbashkët.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Sot, së bashku me Kryetarin e AAK-së në Prizren, z. Besnik Krasniqi, patëm nderin e madh që në ekipin tonë ta mirëpresim ish-deputetin e Republikës së Kosovës nga nacionaliteti turk, z. Turhan Pişmiş.
Z. Pişmiş ishte pjesëmarrës në Konferencën e Rambujesë dhe ka qenë gjithmonë një mik i dëshmuar i Kosovës në çdo proces me rëndësi kombëtare.
Ky bashkim është dëshmi se Prizreni fiton kur forcat bashkohen për të mirën e qytetit tonë. Bashkë për Prizrenin!
Postimi i plotë i Besnik Krasniqit
Sot, së bashku me Kryetarin e LVV-së në Prizren, z. Artan Abrashi, patëm kënaqësinë dhe nderin e madh që ekipit tonë t’i bashkohet një personalitet me vlera të veçanta, ish-deputeti i Republikës së Kosovës, z. Turhan Pişmiş nga nacionaliteti Turk, Turhani ishte pjesëmarrës në Konferencën historike të Rambujesë dhe mik i palëkundur i Kosovës në çdo kohë.
Kontributi dhe përkushtimi i tij janë frymëzim për të gjithë ne që besojmë në Prizrenin e bashkuar, të zhvilluar e të drejtë.
Sepse Prizreni fiton kur bashkohemi për të mirën e përbashkët.
Bashkë për Prizrenin!













































