Abrashi: Do të vazhdojmë të mbështesim prodhuesit që me punë dhe standard po e çojnë ekonominë lokale përpara

0
70

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar kompaninë Proton Cable, një nga prodhuesit më modernë në vend që po kontribuon në zhvillimin ekonomik të qytetit, shkruan 04 Online.

“Vizituam Proton Cable, një kompani moderne që po e vendos Prizrenin në hartën e prodhimit industrial cilësor.
Me teknologjinë më të avancuar SIEMENS dhe standarde të larta ndërkombëtare VDE dhe ISO, Proton Cable është shembull i përkushtimit, inovacionit dhe profesionalizmit vendor që konkurron me sukses edhe në tregun ndërkombëtar.”

Abrashi theksoi se është krenar për bizneset prizrenase që krijojnë vende pune, zhvillim dhe emër të mirë për qytetin, duke shtuar se mbështetja për prodhuesit lokalë do të jetë prioritet i qeverisjes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here