Abrashi: Do të ndërtojmë unazën e dytë të qytetit, nënkalimin nga Ura e Gjevrisë deri te rreth i spitalit dhe tunelin ITP–Marash

0
80

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka prezantuar planin e tij për infrastrukturën dhe administratën publike, duke e cilësuar si një vizion për një Prizren modern, funksional dhe me shërbime efikase për qytetarët, shkruan 04 Online.

Në fokus të programit të tij janë projektet infrastrukturore që prekin si zonat urbane, ashtu edhe ato rurale. Abrashi ka theksuar se prioritet do të jetë përfundimi i të gjitha rrugëve publike në fshatra, si dhe realizimi i disa projekteve madhore për qytetin, përfshirë unazën e dytë të Prizrenit, nënkalimin nga Ura e Gjevrisë deri te rrethi i Spitalit, urën Has–Anadrini dhe tunelin që lidh ITP-në me Marashin.

“Qyteti do të ketë rrugë urbane me trotuare të aksesueshme, shtigje për biçikleta, ndriçim efikas dhe siguri në çdo vendkalim. Administrata do të jetë transparente, me zyra të hapura, shërbime online dhe raportim publik çdo 3 muaj. Ky është vizioni ynë për një Prizren funksional, çdo ditë,” deklaroi Abrashi.

Sipas tij, transparenca dhe llogaridhënia do të jenë shtyllat kryesore të qeverisjes lokale, duke garantuar që çdo qytetar të ketë qasje në informacion dhe shërbime moderne komunale.

https://www.facebook.com/reel/1303726857960995

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here