Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se qyteti i Prizrenit meriton kujdes dhe përkushtim gjatë gjithë vitit, duke theksuar nevojën për politika sociale të qëndrueshme dhe mbështetje për qytetarët në nevojë, shkruan 04 Online.
“Prizreni meriton kujdes çdo ditë të vitit. Me programin tonë do të ndërtojmë shtëpi për familjet në nevojë, banim të përballueshëm për të rinjtë, përkujdesje për nënat e lehonat dhe strehimore për fëmijët në rrugë. Mbështetje konkrete do të kenë edhe pacientët kronikë. Ky është zotimi ynë për një qytet me dinjitet për të gjithë,” ka theksuar Abrashi.
Abrashi ka theksuar se ndërtimi i një Prizreni me dinjitet për të gjithë kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe përfshirje të komunitetit në vendimmarrje. Programi i tij, sipas tij, synon të garantojë mirëqenie sociale për çdo kategori të shoqërisë.