Abrashi: Do të mbështesim bizneset kreative dhe gratë sipërmarrëse

0
248

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, vizitoi biznesin e dizajneres së njohur Diba Celina, së bashku me Albulena Haxhiun, shkruan 04 Online.

Abrashi tha se Celina është shembull frymëzues i guximit dhe punës, ndërsa u zotua se si kryetar do të mbështesë bizneset kreative dhe gratë sipërmarrëse që promovojnë Prizrenin në botë.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Bashkë me Kryetaren e Gruas të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe nënkryetares së kuvendit të Republikës së Kosovës Albulena Haxhiu, sot vizitova biznesin e krijuar nga Diba Celina, një emër i njohur i modës që e nisi rrugëtimin e saj këtu në Prizren dhe tashmë ka arritur të krijojë një markë me ndikim ndërkombëtar.

Ajo është shembull i guximit, punës së palodhur dhe talentit që dallohet përtej kufijve, një frymëzim i madh për të rinjtë e qytetit tonë.

Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, zotimi im është i qartë: do të mbështesim bizneset kreative, gratë sipërmarrëse dhe çdo ide që sjell zhvillim e promovon Prizrenin në botë.

#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#Prizren#dibacelina

https://www.facebook.com/abrashi.a/posts/1401163018679498

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here