Abrashi: Do të dyfishojmë investimet në bujqësi dhe blegtori

0
68

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka prezantuar planin e tij për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale, duke theksuar se prioritet i qeverisjes së tij do të jetë modernizimi i sektorit bujqësor dhe mbështetja e fermerëve lokalë, shkruan 04 Online.

“Prizreni që duam është qyteti i bujqësisë dhe zhvillimit rural! Do të dyfishojmë investimet në bujqësi e blegtori, do të modernizojmë fermat me teknologji të reja, do të hapim ‘Tregun e Bujqve’ brenda 100 ditëve dhe do të mbështesim fermerët me subvencione e tregje për produktet e tyre,” ka deklaruar Abrashi.

Ai ka shtuar se kujdesi i institucioneve lokale do të shtrihet edhe në aspektin e mirëqenies së kafshëve, duke përfshirë ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacakë dhe ofrimin e shërbimeve profesionale për ta.

Abrashi ka theksuar se bujqësia është një prej shtyllave kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Prizren, dhe investimet në këtë drejtim do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe në rritjen e prodhimit vendor.

https://www.facebook.com/reel/4289457471288728

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here