Abrashi: Bashkë po e forcojmë fitoren që po afrohet çdo ditë e më shumë, fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren!

0
92

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit, ku u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga komuniteti lokal, shkruan 04 Online.

Në një atmosferë që Abrashi e përshkroi si fantastike, ai theksoi vizionin e tij për një Prizren më të drejtë, më të zhvilluar dhe me dinjitet për të gjithë qytetarët.

“Atmosferë fantastike, me përkrahje të madhe nga banorët që besojnë në vizionin tonë për një Prizren më të drejtë, më të zhvilluar dhe me dinjitet,” deklaroi Abrashi.

Ai shtoi se kjo mbështetje e qytetarëve po forcon çdo ditë e më shumë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në qytet.

“Bashkë po e forcojmë fitoren që po afrohet çdo ditë e më shumë, fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren!” u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here