Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partinë GUXO edhe në nivel lokal, shkruan 04 Online.
Gjatë një takimi me bartësin e listës të GUXO në këtë komunë, Haxhi Avdyli, kandidatë për Kuvendin e Prizrenit dhe zyrtarë të kësaj partie, Abrashi tha se mbështetja dhe entuziazmi i kësaj strukture janë dëshmi e fuqishme se së bashku mund të arrihet fitorja dhe ndryshimi që i duhet Prizrenit.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Me GUXO kemi partneritet të suksesshëm në nivel qendror, dhe kjo frymë bashkëpunimi e besimi u pa edhe sot, në takimin me anëtarët e kësaj strukture në Prizren.
I falënderoj nga zemra për bashkëpunimin, për mbështetjen e sinqertë dhe për entuziazmin e madh që po e tregojnë për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në qytetin tonë. Ky përkushtim është një inkurajim i fuqishëm për të gjithë ne dhe një dëshmi se bashkë mund ta bëjmë ndryshimin që Prizreni ka nevojë.
#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#Guxo#prizren