Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së policit në veri e plagosjes së një tjetri, duke thënë se këto janë sulme ndaj Kosovës e vet rendit Kushtetues.
Abdixhiku tha se në këto momente të vështira për vendin, të gjithë janë me Policinë e Kosovës, djemtë e vajzat në detyrë në veri.
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë”.
“Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësisë të sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Abdixhiku shtoi se në këto momente, Kosovës i duhen miq e aleatë, teksa shtoi se me ta bashkë do të kapërcehet secila sfidë.