Abdixhiku: Radoiçiq t’i dorëzohet organëve të drejtësisë në Kosovë

0
163

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Milan Radoiçiq duhet t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë.

“Një përpjekje e kot dhe gjithsesi e vonshme e Serbisë dhe Presidentit Vuçiq për t’u distancuar nga organizimi dhe strehimi i teroristëve të Banjskës. Tani që stërvitja, armatosja, mbështetja logjistike e vet strehimit të terroristëve kanë dalë në shesh botërisht përpjekjet e tilla janë lëvizje dëshpëruese për distancim”, ka thënë ai për Klan Kosova.

“Terroristi Radojiçiq duhet t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë, si pjesë e pashmangshme e bërjes se drejtësisë për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku. Një vend kandidat për në BE nuk duhet të tolerohet me një politikë të tillë”.

Tutje, Abdixhiku tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë përgjegjës instititucionet udhëheqëse të Serbisë, politike dhe ato të sigurisë.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë përgjegjës institucionet udhëheqëse të Serbisë, politike dhe ato të sigurisë, për një tendencë të tillë. Për Kosovën, në të njëjtën kohë, është e domosdoshme fitorja e betejës diplomatike sot dhe rikthimi i pozicionit tonë të drejtë në raport me Serbinë”, ka thënë Abdixhiku.

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiçiq, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe. Ai pas sulmit të 24 shtatorit, kishe marrë përgjegjësinë për përgatitjen e të gjithë aksionit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here