Abdixhiku njofton për rezultatet e takimit me të shoqërisë civile

0
193

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konsideron të frytshëm takimin e dytë “konsultativ”, të organizuar nga partia e tij. Kësaj radhe, Abdixhiku me bashkëpunëtorë, ka mbledhur përfaqësues të shoqërisë civile.

Ai thotë se diskutimet dhe sugjerimet nga shoqëria civile ishin të drejta dhe përmbajtjesore.

“Për bindjet tona, vendit tonë, shoqërisë sonë, i duhet përbashkimi i ideve që në thelb ruajnë fundamentet e shtetësisë sonë. Ruajnë demokracinë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik si projekt i pandryshueshëm i Republikës. Tani që këto fundamente po rrezikohen pariparueshëm, mosveprimi është anim”, ka shkruar sot Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Sot, në Prishtinë mbajtëm takimin e dytë konsultativ me akterë publik; këtë herë takuam organizatat e shoqërisë civile në Kosovë. Mbi 20 organizata kryesore në vend, i falënderoj për pjesëmarrjen në një takim të tillë. Të njëjtit i falënderoj për të gjitha diskutimet gati tre orëshe, mbi gjendjen aktuale në vend dhe rrugën përpara që kjo shoqëri duhet ta gjejë.

Diskutimet e sugjerimiet e tyre ishin jo vetëm të drejta, por edhe përmbajtësore. Ato pasuruan orientimet tona që i prezantuam aty; ato pasuruan dhe pikëpamjet tona për rrugën në vijim.

Për bindjet tona, vendit tonë, shoqërisë sonë, i duhet përbashkimi i ideve që në thelb ruajnë fundamentet e shtetësisë sonë. Ruajnë demokracinë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik si projekt i pandryshueshëm i Republikës. Tani që këto fundamente po rrezikohen pariparueshëm, mosveprimi është anim.

Përveç se i lumtur dhe mirënjohës për përgjigjet pozitive ndaj iniciaitvës sonë konsultative, jam dhe i lumtur për masën kritike që ky vend mund ta ndërtojë. Dy takimet e ardhshme janë me ligjëruesit universitarë e diplomatë; sikurse dhe me sektorin privat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here