Abdixhiku: Kur ka thirrje për ndryshime historike, Prizrenin e kemi në ballë

0
40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në Tubimin e Ndryshimit në Prizren ka deklaruar se “kushtrimi i nisur në njërin Kryeqytet, po bie në tjetrin; po bie edhe në Prizren”.

“Prizreni i Dardanëve sot qenka ngritë në këmbë, për t’i dhënë përgjigje kushtrimit të nisur në çdo anë të Kosovës, Nga Llapi në Anamoravë, nga Dukagjini në Anadrin, nga Fusha e Kosovës tek Bjeshkët e Rugovës e Malet e Sharrit – ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ky është rrugëtimi ynë historik”, tha Abdixhiku.

Sepse asnjë rrugëtim historik nuk nis dot pa Kryeqytetin historik, tha i pari i LDK-së.

“Nuk nisë dot pa trashëgimtarët e atyre që bënë Lidhjen e Prizrenit, na mësuan patriotizmin, na mësuan bashkëjetesën, na mësuan qytetarinë, na mësuan dhe dashurinë për lirinë”, shtoi Abdixhiku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here