Abdixhiku: Kosova të dorëzoj sa më shpejtë kërkesën për anëtarësim në NATO

0
276

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën ku po diskutohet rezoluta për mbështetjen e Ukrainës, tha se Kosova të ndihmojë aq sa ka mundësi popullin ukrainas, shkruan IndeksOnline.

Ai u shpreh Qeveria duhet të shfrytëzoj këtë momentum që të dorëzojë sa ma shpejt kërkesën për anëtarësim në NATO.

“Në Ukrainë tash e tetë ditë po mbrohen jo vetëm themelet e pavarura e të një shtetit, por po mbrohen të gjitha vlerat njerëzore, të lirisë, paqes dhe së drejtës.

Me këto vlera është e lidhur edhe Kosova.Përballë një agresori të tillë pati një reagim të unifikuar të gjithë botës demokratike. Asnjë ngjarje e përparme nuk ka arritur të bashkoj aq shpejt e aq zëshëm e kaq qartë botën demokratike ku solli sanksione.

Si vend i vogël nuk mund të ndikojmë në ngjarje kaq të madha por ky rreshtim i jep kuptim Kosovës, sepse ne besojmë si popull në vlerat që po mbrohen sot në Ukrainë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe integrimi në BE duhet të jetë misioni i ri atlantik. Institucionet tona duhet të shfrytëzojnë këto momentum të ri gjeopolitik për avansimin e interesave tona tradicionale. Kosova shtet i pavarur dhe sovran dhe i anëtarësuar në Nato dhe BE me miqësi të përhershme në SHBA është  besimi ynë shtetëror. Të nisim një fushatë diplomatike, lobuese dhe insistuese për të siguruar njohjen e prej 5 vendeve të mbetura dhe anëtarësim në NATO, të dorëzojmë kërkesën për anëtarësim sa më parë që ështe e mundur.

Të asistojmë aq sa kemi mundësi të ndihmojmë popullin ukrainas atje”, tha ai./IndeksOnline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here