Abdixhiku flet para liderëve të djathtë evropianë, përmend rreziqet e sigurisë që vijnë nga Serbia, kërkon njohje nga Pesëshja

0
153

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është duke marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.

Abdixhiku ka thënë se e djathta evropiane do të garojë në zgjedhjet e Bashkimit Evropian si favorit

Ai ka thënë se gjatë adresimit ka shtruar pikëpamjet e tij, duke përmendur edhe rrezikun e sigurisë së Kosovës që i kanoset nga Serbia. Po ashtu ka kërkuar njohje nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Para delegtëve e liderëve evropiane të djathtë, shtrova pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi rrugëtimin tonë origjinal euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën e menjëhershme për njohjet e pesëshes; sikurse dhe betejën tonë të përbashkët evropiane kundër popullizmit”.

“E djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme Evropiane. Fitorja e saj është siguri për Republikën e Kosovës, Ballkanin Perëndimor dhe vet projektin e Bashkimit Evropian. LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë. E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fabdixhiku%2Fposts%2Fpfbid02fNh3n7LVAQuqqse32VmYbWJXfQzhPAD8McA4taHciUh7adCYP5d5tk76vjnYZjHCl&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here