Abdixhiku: Atë që e fituam në Banjskë duhet ta fitojmë në politikë e diplomaci

0
178

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij në seancën e sotme plenare ka folur për sulmin terrorist nga grupi i armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali.

Abdixhiku tha se në krye të këtij sulmi ishte krimineli i shndërruar në terrorist, Milan Radoiçiq, në mbështetje të të cilit është Republika e Serbisë.

“Qëllimi ishte i qartë, siç u kuptua nga vet sponsorizuesit e sulmit terrorist, krijimi i një realiteti të ri ne veri. Për krijimin e këtij realiteti të ri duheshin dhe viktima. Ato vinin në formën e pelegrinëve vizitorë në Manastirin e Banjskës, si masë nxitëse e një përplasje të mëvonshme të Policisë së Kosovës me popullsinë civile në veri”, tha Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, këtë skenar, Kosova dhe pothuajse të gjitha shtetet e dala nga lufta e shpërbërjes së Jugosllavisë e kishin të njohur tashmë.

“Në këtë ngjatje të rëndë ne gjejmë gjithë forcën dhe krenarinë për shërbim ndaj vendit e atdheut. Këtë të diel Republika e Kosovës ishte cak i një sulmi të mirë organizuar e të mirë menduar terrorist me në krye me kriminelin Radoiçiqin e në mbështetje të tij tashmë pa dyshim qëndron shteti serb. Qëllimi i ishte i qartë krijimi i një realiteti të ri në veriu, e për këtë skenar duheshin viktima. Si përgjigje ndaj këtij sulmi institucionet tona të sigurisë dhanë përgjigjen më adekuate të mundshme në bashkërendim me aleatë e me profesionalizëm të lartë e diela u shndërrua në triumf të shtetit të Kosovës ndaj terrorit. Republika e Serbisë, fqinji ynë në veri në mbrëmjen e së dielës shpalosi jo vetëm dijen për gjithë zhvillimin, madje me informacione të të vrarëve e edhe mbështetjen për atë agresion terrorist. Presidenti i Serbisë, sponsorizuesi i terrorit, një shtet kandidat për BE prapa një formacioni terrorist përballë një shteti demokratik”, u shpreh Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se tani radhën e ka beteja politike, e cila tha si, duhet të bëhet në bashkërendim të plotë me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me ShBA.

Abdixhiku tha se si LDK mbështesin propozimin e djeshëm të presidentes Osmani, e cila kërkoi që në koordinim me SHBA-në të përgatitet draft-statuti për Asociacionin.

“Tani radhën e ka beteja politikë. Këtu ndërtohen betejat e mëdha. E ka mbështetjen tonë që këtë pozicion ta përkthejnë favor të Kosovës. Në përballje të tilla koordinimi me aleatë është jetik. Sot duhet ti mbajmë aleatët me ta dhe të ecim me ta, veçmas duhet të bashkërendojmë me SHBA-të. Propozimi i presidentes dje është në vijë me qëndrimin e LDK-së”, u shpreh Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here