Abbott: S’duhet të harrohet e kaluara, por Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise

0
204

Me këtë rast, Abbott u ka thënë atyre se nuk duhet që të harrohet e kaluara, por që Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise. Ai tutje ka thënë se asnjë shtet në Ballkan nuk duhet ta vë në dyshim të ardhmen evropiane, ndonëse tha se shteti i tij nuk është më pjesë e BE-së, shkruan teve1.info.

“Jam shumë krenar qe Mbretëritë Bashkuara janë në çdo hap me Kosovën. Nuk duhet harruar e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, por duhet bërë kompromis. “Në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk duhet ta vërë në dyshim të ardhmen. Edhe pse Mbretëritë e Bashkuara janë larguar nga Bashkimi Evropian, në e mbështesim plotësisht të ardhmen e Evropës”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Dashamir Berxulli, dekan i Fakultetit Filozofik, e falënderoi ambasadorin që ka pranuar ftesën që të bashkëbisedoi me studentët.

“Është kënaqësi të kemi një debat të hapur publik. Sigurisht që kemi edhe iniciativa të tjera në Fakultetin Filozofik dhe jemi krenar për punën që e bëjmë të gjithë, i’u falënderoj shumë për kohën”, ka thënë ai.

Kurse Ismet Krasniqi, kryetar i Këshillit të studentëve, tha se biseda me ambasadori u ka dhënë mundësi që të kuptojnë më shumë për politikën e Britanisë karshi Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here