Abbott: Qesharake deklarata e Vuçiqit se Kurti planifikon dëbimin e serbëve nga veriu

0
215

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka quajtur qesharake deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë që Qeveria kosovare ka plan dëbimin e serbëve nga veriu.

Abbott tha se kjo gjë nuk do të ndodhë, teksa ka folur edhe për dorëheqjet e serbëve të Kosovës nga institucionet duke thënë që ato kanë shkaktuar një sërë çështjesh të tjera.

“Gjithmonë duket se ka një moment kur të dyja palët duket se besojnë se tensionet janë në interesin e tyre. Dhe me të vërtetë ajo që nevojitet është të qetësohet gjithçka. Ka nevojë për bashkëpunim, ka nevojë për durim, dhe ka nevojë, mendoj, për një nivel të caktuar tolerance. Ne kemi qenë në një situatë të tillë, efektivisht që nga vera e kaluar kur ka pasur tensione për çështje të ndryshme në veri dhe në thelb flasim për tensione ndëretnike” – tha

“Le të jemi të qartë që kjo në të vërtetë ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit serb të Kosovës, në veri. Qartazi, kjo nuk është e lehtë. Unë mendoj se të dyja palët mbajnë njëfarë përgjegjësie, por sa i përket asaj se ku jemi në këtë moment, serbët e Kosovës u larguan nga institucionet në veri në nëntor, dhe kjo ka shkaktuar një sërë çështjesh dhe ne jemi, si gjithmonë, në mes të përpjekjeve për të gjetur se cila është mënyra më e mirë për të ecur përpara” – tha ambasadori Abbott në Kallxo Përnime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here