Abazoviq sulmohet brenda një diskoteke në Budva, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

0
176

Dritan Abazoviq, kryeministri në largim i Malit të Zi raportohet se është sulmuar mbrëmjen e kaluar në një diskotekë në Budva.

Siç mëson ‘Kurir’, sulmi ndaj Abazoviq ndodhi gjatë performancës së Dino Merlin në diskotekën Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva.

Abazoviq ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai e ka ofenduar e më pas tentoi që t’i afrohej. Sigurimi i kryeministrit teknik reagoi me shpejtësi.

Më pas u hodh gaz lotsjellës dhe Abazovic u evakuua. Ai është mirë dhe nuk është i lënduar. Aktualisht po vijojnë hetimet nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here