AARC pas vizitës në DASH kërkon që Kosova të themelojë Qeverinë shpejt e ta heq taksën ndaj SHBA-së

0
95

Këshilli për Raportet Shqiptaro-Amerikane që drejtohet nga Martin Vulaj kanë zhvilluar këtë javë një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe janë takuar me Drejtorin për Çështjet që lidhen me  Evropën Jug-Qendrore, Paul Pfeuffer, shkruan Gazeta Express.

Vulaj në njoftimin që ka bërë ka thënë se ndonëse s’mund të ndajë detaje nga bisedat që kanë zhvilluar, e vlerëson artikulimin e Qeverisë amerikane që u dha gjatë seancës së OKB-së nga John Kelly, e ku u theksua që njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mbetet qëndrim i SHBA-së.

Tutje Vulaj ka thënë se Kosova duhet të formojë shpejt një qeveri stabile që mendon për forcimin e raportit me SHBA-në.

“Kosova po ngelet prapa. Ajo duhet të lëvizë me shpejtësi për të formuar një qeveri të qëndrueshme, që mendon përpara, që forcon marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe të marrë hapa të guximshëm dhe proaktivë për të adresuar sfidat e saj të brendshme. Të drejtosh gishtin drejt Serbisë nuk është strategji. Nevojitet përgjegjësi dhe veprim”, ka shkruar Vulaj.

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova duhet të heq tarifën ndaj SHBA-së, si një hap i nevojshëm e simbolik drejt rikonfirmimit të partneritetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here