AAK’ja i reagon Abdixhikut për deklaratën e fundit: Të mos kruhet me Aleancën

0
782
Foto: Arkiva

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i kanë reaguar kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, lidhur me deklaratën e tij të mbrëmshme në Pressing të T7, i cili kur u pyet për kritikat që vijnë nga zyrtarët e partisë, Agim Veliu e Skënder Hyseni, ai tha se ata s’mund t’i dhënë ligjërata, meqë e kanë sjellë LDK’në në nivel të AAK’së.

Duke mos përmendur emrat e tyre, kur është pyetur nga autori i emisionit, Abdixhiku ka thënë se me ta partia kishte shënuar rënie të madhe.

“E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së. Mos t’më japin ligjërata. S’mund të më japin as mua e as kolegëve të mi se si qeveriset me një parti”, ka deklaruar ai.

Për këtë deklaratë të Abdixhikut, ka reaguar zëdhënësi i AAK’së, Lulzim Blakaj.

Ai e ka quajtur Abdixhikun “parashutist në LDK”, derisa ka thënë se është mirë “që përplasjet që i ka brenda partisë, t’i zgjidhë brenda oborrit të vet, e të mos kruhet me Aleancën”.

“Lumir Abdixhiku, një “parashutist” në LDK, është mirë që përplasjet që i ka brenda partisë, t’i zgjidhë brenda oborrit të vet, e të mos kruhet me Aleancën. Nëse atij po i lëkundet karrika në zgjedhjet e brendshme që i ka, apo nëse s’ka këllçe t’i bëjë opozitë Albin Kurtit, ne nuk i kemi faj. Mere veten me të mirë o Lum Lumiri!”, ka shkruar Blakaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here