AAK: Shkodran Pulaj nuk është dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë strukture apo forumi të AAK-së në Prizren

0
1186
Foto: Arkiva

Pas lajmit se sot është arrestuar ish-kandidati i AAK-së në Prizren për Asamblenë Komunale në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Shkodran Pulaj, ka reaguar dega e këtij subjekti politik.

Në reagimin e AAK-së në Prizren thuhet se Shkodran Pulaj nuk është dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë strukture apo forumi të AAK-së që nga themelimi i kryesisë.

“Me reformën rrënjësore në aleancën për ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren, të gjitha forumet e brendshme të aleances janë riformatizuar dhe rifreskuar me njerëz të rinj.
Kjo reform brenda strukturës solli shumë profesionist,idealist dhe njerëz që e duan qytetin.
Ndersa brenda kësaj strukture të rigjeneruar nuk e gjeten veten dhe as hapsiren për veprim disa njerëz të cilët u larguan pas mbylljes së mundesisë për veprimtarinë e tyre.
Njëri nga ta është personi që mediat sot e paskan lidhur me aleancën,andaj me përgjegjësi të plotë u drejtohemi qytetarëve të Prizrenit që Shkodran Pulaj nuk është dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë strukture apo forumi të aleancës në Prizren që nga themelimi i kryesisë, këshillit drejtues dhe nëndegëve.
Kërkojm edhe nga mediat që të filtrohen informacionet dhe të lihen anash tendencat negative.
Aleanca në Prizren është e përkushtuar për mirëqenien e qytetarit”, thuhet në reagimin e AAK-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here