Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot shënon 25 vjetorin e themelimit të saj, shkruan 04 Online.
Për nder të kësaj dite, partia do të organizojë një event festiv duke filluar nga ora 17:00 në një nga hotelet e Prishtinës.
“Të nderuara media,
Ju njoftojmë se nesër, më 2 maj 2025, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit të saj.
Ngjarja do të mbahet në Hotel “Venus”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje!
Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e AAK-së./04 Online