AAK: Projektbuxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2025 i dëmshëm, jozhvillimor dhe kriminal

0
152
Foto: Arkiva

Dega e AAK-së në Prizren e ka konsideruar projektbuxhetin e komunës së Prizrenit për vitin 2025 si të dëmshëm, jozhvillimor dhe kriminal.

Sipas këtij subjekti politik, projektbuxheti nuk është gjithpërfshirës, nuk është i bazuar në kërkesat aktuale konkrete të qytetarëve dhe ka shumë projekte të gjeneralizuara.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Prizren – e konsideron projektbuxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2025 të dëmshëm, jozhvillimor dhe kriminal.
Pas analizimit të këtij draftbuxheti, në mbledhjen e kryesisë, të mbajtur për këtë çështje, u ngritën një sërë shqetësimesh dhe të gjithë anëtarët e pranishëm të kryesisë u pajtuan njëzëri lidhur me problemet që i ka ky buxhet.
Ky draftbuxhet:

  • nuk është gjithëpërfshirës pasi përjashton shumë lokalitete dhe kategori të komunës sonë;
  • nuk është i bazuar në kërkesat aktuale konkrete të qytetarëve, por më tepër është bartje e projekteve vit pas viti;
  • ka shumë projekte të gjeneralizuara, duke lënë hapësira për shkelje ligjore dhe duke favorizuar vetëm mbështetësit politikë.
    Miratimi i draftbuxhetit të tillë nuk i ofron komunës sonë zhvillim ekonomik, nuk prek shumë lokalitete e kategori të shoqërisë dhe lë hapësira për keqpërdorim të parasë publike.”, thuhet në komunikatën për media nga AAK-ja në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here