Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka prezantuar sot listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, duke hyrë zyrtarisht në garën zgjedhore të 12 tetorit, shkruan 04 Online.
Në krye të sfidës për drejtimin e qytetit do të jetë Besnik Krasniqi, kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, i cili ka premtuar një vizion të ri për zhvillimin e komunës dhe forcimin e zërit të qytetarëve.
Njoftimi i plotë i AAK-së
Prizreni – më i bukuri vend, me të gjithë njerëzit e tij të mirë, nga çdo lagje e çdo fshat, nga çdo profesion e brez.
Më 12 tetor, kjo është lista e fitores që bashkon, nuk ndan; që punon për të gjithë, jo për pak.
Bashkë do t’ia kthejmë qytetit tonë dinjitetin, zhvillimin dhe të ardhmen që e meriton!
Nga veteranet e uck, aktiviste te hershem e te devotshem, veprimtar, te burgosur politik, doktor, profesor e infermier. Aleanca garon shume seriozisht ne keto zgjedhje komunale!


