AAK-ja kërkon veprime institucionale për kushtin e ri për vizat

0
1203
Foto: Arkiva

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se institucionet e Kosovës do të duhej të reagonin lidhur me kushtin të Francës lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë të premten pas mbledhje së Kryesisë së Kuvendit, se kryetari i Kuvendit dhe kryeministri do të duhej ta adresonin këtë çështje tek institucionet e BE-së.

“Dje u vendos edhe një kusht, nesër do të dalë një shtet tjetër do të vendos edhe një kusht. Ky trajtim jodinjitoz i Kosovës duhet ndaluar. Drejtimi ynë dihet, është pro-perëndimor, në politikën e jashtme të sigurisë pro-amerikan, në agjendën evropiane 100 për qind pro Brukselit. Derisa Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk e sanksionon Rusinë, kalkulon dhe luan me agjendën e tyre për interesa politike, Kosova e ka një drejtim dhe të moskeqpërdoret kjo. Kjo duhet të ndodhë nga Kuvendi. Kryetari i Kuvendit duhet ta adresojë një letër dhe kryeministri duhet të flasë”, ka thënë Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here