Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë vendosur të lidhin koalicion parazgjedhor, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media të lëshuar nga AAK-ja, bëhet e ditur se Këshilli i Përgjithshëm i partisë do të vendos sot lidhur me këtë çështje.
Zyrtarizimi pritet të bëhet në orën 18:00 në një konferencë për media.
“Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma.
Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.