A u martua? Ja si qëndron e vërteta pas fotografisë së ish-banorit të “BB”

0
228

Ard Gashi, ish-konkurrenti i dashur i “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), së fundmi ka bërë bujë në internet pasi ka postuar një fotografi të tij me një grua të veshur me fustan nusërie.

Imazhi, i cili shpejt u bë viral, bëri që fansat dhe ndjekësit të spekulonin për një fejesë apo martesë të mundshme të yllit të realitetit televiziv.

Megjithatë, rezulton se nuk ka pasur fejesë apo martesë.

Fotoja e nusërisë në fakt ishte një promovues për projektin e fundit muzikor të Gashit.

Fotoja ishte pjesë e një strategjie marketingu për këngën e tij të re, “Fustani”, një bashkëpunim me artistin Mirdoni.

Shiko videon:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here