A pajtoheni me vlerën e koeficientit të pagave prej 105 euro?

0
236

Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023. Më këtë është miratuar edhe propozimi i Qeverisë së Kosovës për vlerën monetare të koeficientit prej 105 eurosh.

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe.

Gazeta Sinjali ka pyetur lexuesit e saj se a pajtohen me vlerën e koeficientit prej 105 euro të përcaktuar në ligjin e ri të pagave, me ç’rast nga rreth 1000 mijë lexues, 69% janë përgjigjur me “JO”, ndërsa pjesa tjetër është pajtuar.

JO (69%)
PO (31%)

Rrogat bazë në sektorin publik në Kosovë kanë ndryshuar nga 5 shkurti, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat, sipas të cilit vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Ligji për paga zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI). Janë rreth 83 mijë punonjës të sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Gjatë seancës parlamentare ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se shuma e tërësishme e kufirit për kategorinë e pagave nëse krahasohet me shpenzimin e vitit paraprak është rritur në vlerë prej 105 milionë euro. Sipas tij, rritje të tillë nuk ka pasur asnjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here