A ndikon qumështi në nivelin e sheqerit në gjak? Zbulim i rëndësishëm nga hulumtuesit kanadezë

0
77

Një filxhan qumësht në mëngjes mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak, sipas një studimi të ri të realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Guelph-it në Kanada

Studimi, i publikuar në revistën Journal of Dairy Science, përfshiu 32 pjesëmarrës me peshë trupore ideale dhe me një moshë mesatare prej 23 vjetësh.

Rezultatet treguan se konsumimi i qumështit gjatë kafjallit ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në reduktimin e oreksit gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtuesve, ky efekt i dobishëm lidhet me aftësinë e qumështit për të ngadalësuar tretjen e karbohidrateve. Kjo ngadalësim ndihmon në shmangien e rritjes së shpejtë të nivelit të sheqerit pas ngrënies, duke përmirësuar kontrollin glikemik jo vetëm në mëngjes, por edhe gjatë orëve të pasdites.

Këto gjetje përforcojnë rëndësinë e përzgjedhjes së ushqimeve të duhura për kafjall, veçanërisht për personat që dëshirojnë të mbajnë nën kontroll nivelin e glukozës në gjak apo të parandalojnë diabetin. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here