A mund të stërviteni gjatë shtatzënisë?

0
52

Pyetjes nëse mund të stërvitesh gjatë shtatzënisë, mjekët i përgjigjen me po, sepse në përgjithësi sporti nuk është aspak i dëmshëm.

Aktiviteti sportiv është shumë i rëndësishëm si për nënën edhe për foshnjën.

Nënat që bëjnë sport ndihen plot energji, parandalojnë dhimbjet e mesit dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Ndërlikimet gjatë shtatzënisë

Ushtrimi i aktivitetit fizik mund të parandalojë gjithashtu edhe ndërlikimet gjatë shtatzënisë si diabeti apo depresioni.

Po ashtu grave që kanë muskuj më të fortë legeni, lindja u ngjan pak a shumë me një shëtitje në park.

Përfitimet për beben

Foshnjat që kanë një nënë sportive kanë gjithashtu përfitime. Kur nëna merret me sport, fëmijët nuk arrijnë peshë shumë të lartë, gjë që gjatë lindjes shpesh shkakton vështirësi.

Kujdes sportet e rrezikshme

Por gjithsesi gratë shtatzëna duhet të mbajnë parasysh disa gjëra.

Duhet të shmangin sportet e rrezikshme dhe çdo lëvizje që ushtron presion tek barku.

Gjithashtu shtatzënia nuk është koha e duhur për sporte si zhytja apo hedhjet nga lartësia.

Sportet më të këshillueshme janë noti, yoga dhe ecja.

Po ashtu gratë shtatzëna rekomandohet të këshillohen gjithmonë me doktorin, sidomos në rastet e shtatzënive me rrezik të lartë.

Nëse gjithçka është në rregull atëherë mos ndaloni së bëri sport edhe gjatë shtatzënisë./DW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here