A janë shqiptarët komb (anti)populist?

0
735

Teoritë sociologjike mbi lidershipët (shtetëror, politik, fetar, etj.) sot kanë arritur ta “zhveshin” dosido si karakterin ashtu edhe mentalitetin e kulturën e sjelljeve sociale të individëve të caktuar, të cilët në historitë e popujve të ndryshëm lënë “gjurmë” evidente dhe bënë histori të pashlyeshme. Fillimisht do thënë se kur është në pyetje kultura dhe natyra e sjelljeve sociale e shqiptarëve nëpër histori ne nuk kemi ende ndonjë analizë të thukët sociologjike, e cila do e deshifronte si formën ashtu edhe përmbajtjen e lidershipit tipik shqiptar. Pa dashur që të zhvilloj një tipologji të caktuar (sepse, vetëm me një shkrim të këtillë, është e pamundur të bëhet një gjë e tillë) sociologjike, të karakterit, ndjeshmërisë dhe…Por, një konstatim i përgjithshëm është se historia shqiptare, ka “regjistruar” shumë tipe karakteresh dhe personalitetesh të lidershipëve, të cilët me tiparet karakteristike të temperamentëve të tyre kanë bë (po edhe zhbë) histori dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën, traditën dhe etnopsikologjinë kolektive shqiptare.

Nëse do dëshironim te evidentonim një tipologji sociologjike të udhëheqësve (a)historik shqiptar, padyshim që duhet paraprakisht të identifikojmë bazamentin apo cilësinë karakteristike të tipave sociale, të cilët “lundruan” aktivisht nëpër ngjarje, po edhe “beteja” aktive që atyre u mundësuan tẽ “kandidohen” si lidership qoftë karizmatik, po edhe sish të pa vërejtur në gjithë historinë e qenësimit të traditës, qytetërimit dhe kulturës së shqiptarizmit. Po ashtu, nëse kriter “ballafaques” po edhe shpjegues marrim cilësitë e temperamentit (qẽ sociologjikisht mund t’i identifikojmë si; introverte e ekstraverte) të individëve e karizmave “kandidat”, kuptojmë se natyra dhe fryma e personalitetit të tyre nuk mund të kuptohet dhe klasifikohet sociologjikish pa i marrë parasysh si kontekstin e rrethanave (sociale e sidomos ato politike), natyrën e formimit dhe edukimit (pra, nivelin e emancipimit), ashtu edhe mundësitë reale të arritjes së qëllimeve dhe objektivave që këta individ karizmatik ia kishin parashtruar vetës së tyre, para se të imponohen si të tillë.

Shikuar me këtë lloj dioptrie sociologjike, në historinë e karizmave apo lidershipave shqiptar ne në vija të trasha pak a shumë mund t’i identifikojmë edhe ca cilësi specifike e tija sociale. Lidershipi shqiptar, me tiparet dhe cilësitë e tija më të forta përveç guximit për të iu kundërvënë “cenuesve” (pushtuesve) nga më të ndryshëm historik në “xherdanin” e autoritetit të veti ka “qëndisur” (pothuajse në shumicën e rasteve) përveç urtësisë (vetanake), respektit (në komunitet), vizionit (për të ardhmen) dhe besnikërisë (në kauzën e çlirimit) edhe diapazonin e njohurive mbi rrethanat sociopolitike në hapësirën ku e ka ushtruar karizmin e tij. Por, duhet kuptuar po ashtu se jo gjithherë këto cilësi e kanë karakterizuar natyrën e tipit të lidershipit karizmatik shqiptar. E kam fjalën për tipin i cilësuar si avangardë i proceseve dhe zhvillimeve që kanë ndodhur në ndërkohë në strukturën mendore të hartografisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Kështu që sintagmat populiste, në rastet kur përdorën për t’u shërbyer kauzave kombëtare, atyre shtetërore, po edhe kauzave demokratike në sensin e ridizajnimit të kornizës bazë, zakonisht harrojnë faktin dhe aktin e imperativit apo qëllimit fillestar… Në rastin e shqiptarëve (gjithandej) që dosido sociologjikisht duhet konstatuar si historikisht të vonuar (sidomos në sferën e interesave kombëtare e shtetërores), populizmi ende mund të thuhet se është aktiv dhe prezent në jetën sociale dhe atë politike…

Shkruan: Fadil MALOKU – Profesor i Sociologjisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Hasan Prishtina”

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here