A janë ngjitëse infeksionet urinare?

0
798

Një infeksion I traktit urinar (UTI) fillon kur bakteret nga rektumi ose diku tjetër në lëkurë hyjnë në traktin urinar përmes uretrës.

Gratë marrin UTI më shpesh se burrat, kryesisht sepse uretra e tyre është më afër rektumit. Disa njerëz i marrin këto infeksione pas seksit, kur bakteret nga një partner hyjnë në uretër. Ju mund ta parandaloni këtë duke urinuar menjëherë pas seksit. Por ju nuk keni nevojë të bëni seks për të marrë këtë lloj infeksioni, dmth mund të merrni infeksion edhe nga rrugë të tjera.

Infeksioni vaginal nga mykrat

Kjo ndodh kur ekuilibri normal i mikrobeve, duke përfshirë mykrat dhe bakteret, nga vagina juaj del jashtë. Kjo do të thotë se myku mund të fillojë të rritet shumë, duke shkaktuar kruajtje, djegie dhe acarim. Mund të keni më shumë gjasa t’i merrni këto lloj infeksionesh nëse jeni duke marrë antibiotikë, jeni shtatzënë, keni diabet të pakontrolluar ose një sistem imunitar të dobësuar. Disa pilula kontraceptive gjithashtu mund t’i shkaktojnë ato. Por ju nuk mund t’i jepni një infeksion mykotik një personi tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here