A janë kancerogjenë kremrat kundër diellit?

0
283

Kremrat e diellit që përdoren më së shumti në sezonin e verës prej rrezeve të forta nuk janë aq të sigurt pasi mund të shkaktojnë kancer të lëkurës.

Sipas një studimi të bërë në Britani vihet re se njerëzit duhet të marrin informacionin e duhur para se të blejnë një krem të tillë, në mënyrë që të parandalojnë sëmundjet e rënda.

Kur të gjithë mendojnë se është gjë e mirë të marrësh ngjyrë, në fakt është një shenjë që tregon se lëkura jonë është dëmtuar nga rrezet UV. Ky lloj dëmtimi fillon nga skuqja e lëkurës që më pas mund të përfundojë në kancer.

Për të qenë të sigurt, nuk duhet të merrni vetëm kremra që kanë SPF të lartë, por duhet të shikohen edhe yjet në pjesën e prapme të shishes, që quhen UVA dhe kanë një nivel të lartë të mbrojtjes ndaj rrezeve.

Një krem me SPF 30 dhe me 4 ose 5 yje UVA është konsideruar si një standard i mirë i mbrojtjes ndaj diellit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here