Historiania Elena Kocaqi ka habitur me deklaratën e saj duke thënë se Akili ishte pellazg.
Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, kur u pyet nëse Akili ishte shqiptar.
Më tej ajo theksoi se periudha e Akilit ishte periudha më e pastër pellazgo-ilire.
“Ishte pellazg. Kur flasim për periudhën e Akilit është periudha më e pastër pellazgo-ilire. Helen është një koncept i gjerë. Ti je helen jo për shkak të gjakut po për shkak të një kulture. Në antikitet ata arritën një fazë shumë të lartë dhe kjo lidhet me pellazgët”- tha ajo.