A i shpëtojnë kancerit gratë që lindin fëmijë?

0
143

Gratë që kanë lindur kohët e fundit mund të kenë një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të gjirit.

Hulumtimet e kaluara kanë sugjeruar që lindja ka një efekt mbrojtës kundër kancerit të gjirit, por kërkimet e reja të publikuara në ‘Annals of Internal Medicine’ kanë arritur në përfundimin se ndikimi parandalues mund të zgjasë dy dekada.

Hulumtuesit analizuan të dhënat nga 15 studime për të shqyrtuar rrezikun e kancerit të gjirit në lidhje me lindjen e fundit.

Ata thanë se gratë e të njëjtës moshë që nuk kishin lindur fëmijë, krahasuar me gratë që kishin lindur ishin në një rrezik në rritje për kancerin e gjirit.

Ky rrezik arriti kulmin pesë vjet pas lindjes dhe vazhdoi 24 vjet pas lindjes.

Por autorët e studimit thonë se gratë nuk duhet të alarmohen nga gjetjet e studimit.

“Rreziku i përgjithshëm i kancerit të gjirit është i ulët gjatë viteve riprodhuese dhe madje edhe me këtë rritje, rreziku është ende i ulët në mesin e grave që kanë patur fëmijë kohët e fundit”, Hazel Nichols, PhD, autor i studimit dhe anëtar i Universitetit të North Carolina Lineberger.

“Rreziku i kancerit të gjirit nuk përcaktohet vetëm nga një faktor. Ne kemi nevojë akoma më shumë për të ndihmuar gratë të na informojnë me historinë e plotë mjekësore: mosha e saj, sëmundjet gjenetike, nëse të tjerët në familjen e saj kanë pasur kancer të gjirit, mënyrën e jetesës së saj për të ndihmuar në marrjen e vendimeve rreth kohës kur duhet të kryejnë mamografinë.”

Kanceri i gjirit është më i zakonshëm tek gratë e moshuara, 80 për qind të diagnozave të kancerit të gjirit në Shtetet e Bashkuara janë në moshën 50 vjeç e lart. Mosha mesatare e diagnozës është 62.

Ka pasur studime të tjera që tregojnë një rrezik në rritje të kancerit të gjirit për gratë e reja pas lindjes. Megjithatë, këto studime nuk kanë pasur qasje në informacione të mëtejshme mbi faktorët që mund të ndikojnë në këtë rrezik, siç është historia familjare e kancerit të gjirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here