r këtë mënyrë komunikimi”, raporton Express.
Ai është pyetur edhe për raportimet se Kurti dhe BDI nuk kanë raporte të mira.
“Unë nuk i shoh gjërat kështu. Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai ka zgjedhur të më përgëzojë përmes Facebook-ut, ndaj nuk ka arsye që unë t’i lidh marrëdhëniet ndërpartiake me marrëdhëniet ndër-institucionale. Janë dy gjëra të ndryshme”, ka deklaruar ai në një intervistë për DË.
Për pretendimet e opozitës se BDI’ja ka frikë nga popullariteti i Kurtit, Xhaferi ka thënë se për këtë duhet të flasë struktura drejtuese e BDI’së.
“BDI ka një strukturë drejtuese, duhet të shkoni tek ata që t’ju thonë nëse kanë frikë apo jo”, ka thënë ai.
Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për turbullirat në qeveri, problemet me dokumentet e udhëtimit, kritikat se është “dezertor” dhe për pirjen e duhanit në Parlament.