Një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar janë edhe Marina Vjollca e Geotar Selimi.
Dyshja njihen për lidhjen e tyre disavjeçare por rrallëherë kemi parë momente më “pikante” nga ta, shkruan Indeksonline.
Ata kanë disa ditë që gjenden në Itali, teksa Marina vendosi që të ndajë një shaka në Instastory.
Duke shijuar verën me bashkëshortin, mbrapa tij shihet një fotografi ku është ekspozuar një grua e zhveshur.
“O ma heq pikturen o me heq burrin”, shkroi ajo duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.
Sigurisht, kjo është një formë e shakasë për të shprehur “xhelozinë”.
