A është e sigurt të notoni gjatë periudhës së menstruacioneve? Gjithçka që duhet të dini

0
401

Ka shumë mite që dëgjohen rreth periudhës së menstruacioneve. Mesa duket, një prej tyre është “mos notoni nëse keni perioda”.

Shumica e ekspertëve pajtohen se me kushtet e duhura dhe këshillën e gjinekologut, deti dhe menstruacionet mund të bashkëjetojnë.

Megjithatë, ajo që theksohet është se teksa lahemi gjatë periodave, rrjedha e gjakut mund të reduktohet ose të ndalet përkohësisht.

Kjo mund të shkaktojë edhe dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, veçanërisht nëse uji është i ftohtë. Siç u theksua më lart, nevojiten kushtet e duhura për të shmangur komplikimet dhe infeksionet e mundshme.

Kjo është arsyeja pse, në rast se zhytemi në det ose në pishinë, ndërkohë që jemi me perioda, është veçanërisht e rëndësishme të kujdesemi për higjienën tonë.

Për këtë arsye, ne do ju sjellim disa këshilla.

Nuk qëndrojmë për një kohë të gjatë me rroba banje të lagura

Nëse kemi përdorur një tampon, pas notit, ai duhet të zëvendësohet sa më shpejt të jetë e mundur me një të thatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here