A ekziston dënim për shoferët që i lagin këmbësorët në rrugë kur bie shi?

0
250

Mund t’ju ketë ndodhur që gjatë një shëtitjeje kur doni të arrini sa më shpejt në destinacionin tuaj, të vijë një makinë dhe të “godit” një pellg dhe t’ju spërkasë me ujë.

Shpesh bëhet fjalë për rastësi, por në disa raste edhe për keqdashje të pastër. Pasi të lageni do të ketë më pak rëndësi, por a e dini se në disa vende mund të denonconi në polici një shofer të pakujdesshëm ose arrogant?

Në Bosnjë dhe Hercegovinë gjobë prej 15 euro

Sipas nenit 112 të Ligjit mbi bazat e sigurisë në komunikacion në rrugët e Bosnjës, shoferi i cili lëviz në rrugë të lagësht në një vendbanim është i detyruar të rregullojë shpejtësinë e mjetit për të shmangur spërkatjen e këmbësorëve që lëvizin në buzë rrugës apo trotuarit.

Gjoba për këtë kundërvajtje është rreth 15 euro.

Shumica e qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës as që janë të vetëdijshëm se ekziston ky lloj dënimi, dhe disa prej tyre mendojnë se nuk është i drejtë, për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve me një numër të madh të gropave./MB

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here