A e dinit se fluturimet shkaktojnë fryrje të barkut?

0
150

Sa herë që udhëtoni me avion ndjeni se barku juaj është i fryrë në mënyrë të pashpjegueshme, ka një mënyrë për ta shmangur atë dhe natyrisht, ka të bëjë me dietën.

Kërkimet shkencore kanë arritur në përfundimin se për këtë fryrje është përgjegjëse lartësia. Disa organizma nuk mund të menaxhojnë në mënyrë efektive prodhimin e gazit nga bakteret e zorrëve dhe për shkak të presionit atmosferik, ky organ i veçantë shtrihet, duke na bërë që të dëshirojmë të zbërthejmë pantallonat tona.

Nuk rrezikojmë të marrim asgjë nga kjo fryrje, por për shkak se ajo është irrituese dhe na kufizon, ndoshta, në gardërobën tonë, ne mund të reduktojmë marrjen e disa kategorive të karbohidrateve, 24 deri në 48 orë para nisjes.

Në këtë kategori karbohidratesh, të cilat mund të nxisin fryrjen, janë qepa, hudhra, mollët, qiqrat dhe produktet me bazë miellin e grurit. Në vend të kësaj, ne mund të konsumojmë proteina, të tilla si vezë ose fruta të tilla si manaferrat.

Një tjetër gjë që ndihmon tretjen tonë kur jemi në ajër është hidratimi i duhur, pasi ajri në kabinën e aeroplanit është shumë më i thatë se në mjedisin tonë natyror, gjë që mund të kontribuojë në dehidratim. Sipas hulumtimeve të bëra disa vite më parë, kur jemi në fluturim duhet të konsumojmë 100 deri në 300 ml ujë në orë, në mënyrë që trupi ynë të mbetet funksional.

Me këto dy truke, fluturimet tona do të jenë shumë më të lehta dhe sidomos tani në verë do të aterojmë në vendin tonë të pushimeve pa asnjë ndjenjë shqetësimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here