A e dini se qentë mund të ndiejnë emocionet tuaja?

0
68

Qentë janë të jashtëzakonshëm jo vetëm për besnikërinë, por edhe për aftësinë e tyre për të kuptuar emocionet njerëzore. Studime shkencore kanë treguar se qentë janë në gjendje të dallojnë nëse jeni të lumtur, të mërzitur apo të frikësuar, vetëm duke parë shprehjet e fytyrës suaj dhe duke dëgjuar tonin e zërit.

Ata jo vetëm që i kuptojnë këto emocione, por shpesh edhe reagojnë ndaj tyre – duke u afruar për t’ju ngushëlluar kur jeni të trishtuar, apo duke u gëzuar bashkë me ju kur jeni entuziastë.

Ndoshta ky është një nga arsyet pse qeni nuk është thjesht kafshë shtëpiake – por një mik i ndjeshëm dhe i vërtetë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here