A e dini se përse larja e fytyrës është proces i rëndësishëm?

0
555

Duhet të dini se ndotja shkakton dhe plakjen e fytyrës. Shkaku: një rritje e grimcave dhe pikëzave të lëngëta të ndotjes në ajër të cilat hyjnë në poret e lëkurës.

Këto papastërti mjedisore shkatërrojnë vajrat natyralë të lëkurës të cilët veprojnë si një barrierë mbrojtëse. Kjo e le lëkurën të ekspozuar ndaj radikaleve të lira dhe e le kolagjenin të bjerë, sjell plakjen, dëmtimin e qelizave, skuqjen dhe irritimin. Këto toksina gjithashtu krijojnë një barrierë fizike që pengon trajtimin me produkte.

Sipas studimeve të fundit, më shumë se 80% të popullsisë në botë thithin ajër të ndotur që tejkalon udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndotja përshpejton krijimin e rrudhave, njollave të errëta dhe varjen e lëkurës dhe mund të kontribojë në zhvillimin e kancerit të lëkurës. Ja pse është kaq i rëndësishëm pastrimi i lëkurës në mënyrë që të heqë materialet e veçanta në pore.

Nëse ju nuk e lani mirë fytyrën përpara se të shkoni në shtrat, nuk i lejoni lëkurës të zhvillojë procesin e natyrshëm të riparimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here