Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Babai im konsumon raki. Nuk konsumon shumë, por e konsumon nga pak çdo ditë. Mjeku i ka thënë që duhet ta lërë rakinë dhe të mos e konsumojë fare, pasi mëlçia i ka zënë dhjamë dhe i është dëmtuar nga alkooli. Mund të më këshilloni se çfarë duhet të bëj?
Mjeku: Në raste të tilla nuk ka nevojë për ilaçe. Mjafton që personi të lërë alkoolin dhe mëlçia nuk do të dëmtohet më shumë. Duke ndëprerë alkoolin ndërpritet edhe avancimi i sëmundjes. Dieta? E kam përmendur edhe më parë se është mirë që të përdoren çikoret (lakrat e egra). Mund të përdoren të ziera dhe t’u pihet lëngu jeshil që ato nxjerrin, ose mund të përdoren në sallatë. E mirë për të gjithë personat që kanë probleme me mëlçinë është edhe gjiza pa kripë, si dhe vaji i ullirit.