A do të mbajë SHBA prani të fortë ushtarake në Evropë, Trump: Po, do të vazhdojmë të jemi të involvuar

0
44

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump gjatë një bisede me gazetarë në Zyrën Ovale, teksa ka nënshkruar Urdhra Ekzekutivë  ka folur edhe rreth pranisë së trupave amerikane në Evropë. 

I pyetur konkretisht nëse do të mbajë prani të fortë ushtarake në Evropë me mijëra trupa, Trump ka thënë “po do të jemi të involvuar” dhe se “Evropa është mike”.

“Po, do të vazhdojmë jemi të involvuar. Jemi të involvuar tani, Evropa është mike”.

Edhe Ministria e Mbrojtjes ka thënë se “as që bëhet fjalë” për largimin e trupave amerikane nga Kosova dhe se përmbajtja e artikullit të medias gjermane “Bild” synon “destabilizimin e vendit (Kosovës) përmes dezinformatave”.

“Ky lajm i qarkulluar nga disa faqe interneti dhe kanale televizive është dezinformatë e përhapur nga aktorë të jashtëm që synojnë destabilizimin e vendit dhe Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Kosovës të hënën, në një përgjigje me shkrim për median turk “Anadolu”.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës tha se për tërheqje të trupave amerikane nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) “nuk bëhet fjalë”, pasi vendime të tilla për vendosjen ose tërheqjen nuk merren në baza të rastësishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here