A do të ketë buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme?

0
93

Përderisa çdo ditë e më shumë po përmendet mundësia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare sfidë duket të jetë buxheti për organizimin e tyre  meqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka buxhet të paraparë për një proces zgjedhor të paplanifikuar.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme mund të ketë vetëm nëse formohet një qeveri teknike.

Hulumtuesit Naim Jakaj vlerëson se qeveria në detyrë nuk mund të ndajë buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat mund të mbahen në dhjetor pasi një veprim i tillë, sipas tij, do të ishte i kundërligjshëm.

“Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të miratimit të buxheti për KQZ-në për arse sipas aktgjykimit të Supremes në të njëjtën kohë  po ushtron dy pozita të përnjëhershme e deputetit dhe anëtarit të qeverisë dhe kryeministri të detyrë. Për këtë arsye në si IKD kemi propozuar që presidentja së bashku me parti politike të propozojë një qeveri teknike e cila kish me i adresu disa çështje që lidhen sidomos me buxhetin planin e rritjes  dhe për tjera në mënyre që mos të ketë pasoja të mëdha. Pasoja me madh e aktualisht që mund të tjerë nëse shkojmë s’do të  ketë buxhet për me administru me procesin zgjedhor dhe këtë drejtim do duhej kuvendi partitë të marrëveshje politike për t’i kryer këto punë. Pa qeveri teknike s’mund të ketë organizim të zgjedhjeve qeveria në detyrë e mund ndajë mjete në mënyrë të kundërligjshëm por kjo është kundërligjshmëri për të cilën pasoja të mund të jenë edhe penale në rast se behët një  vendim i tillë…”, tha Jakaj.

Ndryshe mendon juristi Alban Arifi sipas të cilit në rastet e domosdoshme siç janë zgjedhjet e jashtëzakonshme një qeveri në detyrë mund të ndajë mjete për organizimin e tyre.

“Në përjashtim të kufizimeve që parashihen ne nenin 31 të Ligjit për qeverinë, qeveria ka të drejtë të ndajë buxhet në rast kur janë të domosdoshme e që në rastin konkret mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është  e domosdoshme është  nevoje urgjente dhe konform ligjit ka të drejtë të marr vendimin lidhur me ndarjen e buxhetit pas pranimit të kërkesës nga ana e KQZ-së, tha Arifi.

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha për RTV21 se nuk ka buxhet për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe se në rastet e tilla ky institucion përgatitë planifikimin buxhetor dhe kërkesën e dërgon për miratim në qeveri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here