A do të ftohet Biden që të dëshmojë në rastin “Thaçi dhe të tjerët”? – Përgjigjet avokati Kehoe

0
164

Avokatët e Hashim Thaçit, Gregory Kehoe dhe Luka Misetiq janë paraqitur pas shpalosjes së argumenteve në seancën e mbajtur këtë të martë.

Ai është pyetur nëse ka gjasa që në këtë proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës të ftohet edhe presidenti i tanishëm i ShBA-së, Joe Biden.

“Do të jetë pak e vështirë”, ka thënë ai për KlanKosova.

“Si President i shteteve të Bashkuara të Amerikës ai është pak i zënë. Ai është pjesë e provave sepse ne paraqitëm disa prova në radhë sepse në korrik të ’99-ës ai kishte një bisedë me Thaçin për të cilën ka folur edhe në Komitetin për Punë të Jashtme”, është shprehur Kehoe.

Ai tutje ka thënë se në këtë proces gjyqësor do të ketë numër të madh të diplomatëve të huaj që do të dëshmojnë.

Në këtë mes bëjnë pjesë edhe Wesley Clark, ish-komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën dhe William Walker, ish-ambasador i OSBE-së në Kosovë gjatë kohës së luftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here