Lei Kraja në një bashkëbisedim me ndjekësit ka zbuluar disa të pathëna për jetën private.
Moderatorja ka zbuluar nëse do të lidhej me një djalë të thjeshtë.
A do ishe dashuruar me një njeri të thjeshtë, që s’ka famë, s’ka ekonomi të lartë, s’ka kushte, thjeshtë 1 njeri me 1 rrogë si shumica?
‘Do ta jap kështu përgjigjen. Unë për veten time kam kërkesa. Nuk ja lejoj vetes sime që të kem vetëm një rrogë. Duhet të bëj shumë gjëra nga ana e punës në mënyrë që të kënaqem ashtu siç duhet. Punoj online, në Instagram, në projekte.’
